Ndodh për herë të parë/Opozitari i dorëzon me ‘paqe’ detyrën kryebashkiakut të ri të Rrogozhinës

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës dhe për herë të parë ndodhi që një kryetar bashkie i zgjedhur nga radhët e opozitës i dorëzoi detyrën të zgjedhurit të ri në 30 Qershor nga radhët e socialistëve. Pas 21 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak, teksa 20  i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një është i Demokracisë Sociale u betua kryetari i ri i bashkisë, Haxhi Memolla, ndërsa ish-kryetari Beqir Nuredini i dorëzoi detyrën.

Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari përshëndeti këtë veprim. "Falenderoj Beqir Nuredinin për dorëzimin e detyrës në mënyrë procedurale. Të njëjtën gjë do të doja edhe për Isa Sakjen për të dhënë shembullin se dimë të veprojmë si qytetar" tha ajo.

Beqir Nuredini nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i zgjedhur katër vite më parë si pjesë e PDIU-së, respektoi vendimin e opozitës për bojkot. Kjo është hera e parë kur një i zgjedhur nga radhët e partive që tashmë janë në opozitë ka dorëzuar detyrën, pasi në Devoll, Kavajë, por edhe bashkitë e tjera që drejtohen nga përfaqësues të PD-së apo LSI-së ka rezistencë.

Të pranishëm ishin edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, e cila së bashku me Ervin Bushatin drejton qarkun e Tiranës. Rrogozhina ishte një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 qershor, ndërsa tashmë nga PDIU-ja kalon në drejtimin e PS-së. Sot pritet që të konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Tiranës dhe të Kavajës.

Ish-kryetari i bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini me bashkiakun e ri Haxhi Memolla

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 30/07/2019 23:15

    SHYQYR QE DOLI ky beqiri njeri persembari,,..///

    Përgjigju
  • selvia: 30/07/2019 19:56

    Ja si dallohen qytetaret nga fshataret, sa afer jane dhe sa larg jane nga ktura, dia Kavajas kane mbetur DERRA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër