KAVAJË- Ditën e martë rreth orës 10:00 të paradites konstituohet këshilli i Ri i Bashkisë së Kavajës dhe betohet kryetari i ri i kësaj bashkie Redjan Krali. Kjo do të pritet me protesta nga militantët e PD-së në Kavajë.
Përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të PD në Kavajë, demokratët atje njoftojnë se do të mblidhen para bashkisë së Kavajës për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
"Nesër (sot) përballë Bashkisë së Kavajës,merni nënat,baballarët dhe familjarisht te qëndrojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!
Ata,nuk mund të rriten në diktaturë!
Shpëtimi i tyre,është obligim i gjithsecilit prej nesh.
Zoti e bekoftë Kavajën dhe popullin e saj bujar!
30 Korrik/09:30", thuhet në njoftimin e PD, Kavajë.