Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nisi sot seancën e parë. Mbledhja e parë, solli konstituimin e këtij Komisioni që do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Dy bashkkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë propozuar një numër më të madh ekspertësh nga 4 që ka qenë më parë. Gjiknuri konfirmoi nga seanca që numri i ekspertëve u rrit në 8 ndërsa janë shtuar edhe dy sekretarë një nga ana e opozitës dhe një nga ana e mazhorancës.

Sa i përket emrave të ekspertëve, Gjiknuri shtoi se emrat do të depozitohen në sekretarinë e Kuvendit ndërsa vijoi se duke qenë se është nevoja e dy sekretarëve, u propozuan dy emra, Klevis Xhoxhi nga ana e mazhorancës dhe Dash Sula nga ana e opozitës.

'Unë jam dakord që secili grup përfaqësues të kenë mundësi të kenë eskperetët e tyre. Pra të shkojë në 8, Dy  do të jenë teknikë të tjerët të jenë politikë. Dy teknikë 6 politikë të përfaqësuar nga kryetari. Numrin do ta çojmë 8, emrat do ti depozitojmë në sekretarinë e Kuvendit.

Kujtojmë se në seancën e Kuvendit të datës 9 qeshor u miratua përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. PS caktoi si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Sa i përket Partisë Demokratike u propozua edhe Oerd Bylykbashi, nënkryetarin e zgjedhur nga PD, që drejtohet nga Sali Berisha. Anëtarët e tjerët që pjesëmarrës ishin Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Reforma zgjedhore, Alibeaj propozon si sekretar të komisionit Dash Sulën

Bashkëanëtari i komisionit Enkelejd Alibeaj ka propozuar si sekretar nga ana e opozitës, Dash Sulën. 

'Propozojmë zotin Dash Sula si sekretar të opozitës.'- tha Aliebaj 

Ora 12:33
Gjiknuri: Propozoj që numri i ekspertëve të shkojë në 8! Sekretar të  mazhorancës do vendosim Klevis Xhoxhin

1655462131_Gjiku.png

Bashkëanëtari i komisionit të posaçëm të Reofromës Zgjedhore, Damian Gjikknuri ka propozuar si sekretar të mazhorancës Klevis Xhoxhin ndërsa ka thënë që numri i ekspertëve do të shkojë në 8 nga 4 që kishin qenë. 

'Unë jam dakord që secili grup përfaqësues të kenë mundësi të kenë eskperetët e tyre. Pra të shkojë në 8, Dy  do të jenë teknikë të tjerët të jenë politikë. Dy teknikë 6 politikë të përfaqësuar nga kryetari.

Numrin do ta çojmë 8, emrat do ti depozitojmë në sekretarinmë e Kuvendit.

Rregulli e kërkon që të ketë një sekretari, kështu që do propozojmë 2 sekretarë një nga ana krahu i mazhorancës dhe një i opozitës. Unë nga ana e mazhorancës propozoj zotin Klevis Xhoxhi.- tha Gjiknuri

Ora 12:07
Reforma zgjedhore, 'shpërthen' Dash Sula: Mjaft pati pushtet kjo mazhorancë! Janë blerë vota, shkonte 500 euro një votë

 

Komisioni i Posaçëm i reformës Zgjedhore ka vijuar me tonë të larta nga deputeti i PD-së, Dashnor Sula i cili hodhi disa akuza për qeverisjen e mazhorancës, si dhe për blerjen e votave të cilat sipas tij vijonin nga 50 euro deri në 500 euro. Politika sipas dpeutetiti duhet të ketë rotacion dhe sipas tij është pikërisht kjo akuzë ajo që e ka katandisur vendin. 

'Më gjeni një politikan sot që të kërkojë njëherë falje për gabimet që ka bërë. Dhe jemi katandisur në këtë gjendje. Deputetë që nuk e kanë ditur asnjëherë për t'u marrë me politikë.

Këto ndodhin në Shqipëri. Trafikantë drogë, me vepra jashtëzakonisht të rënda. Grupi ti të fortëve, grupi i biznesmenëve që blejnë votat në zonat e tyre elektorale. Fatkeqësisht kundërshtarët tanë politikë, e pangopur në pushtet i vuri në zbatim në 2021. A thua se do jetë e përjetshme PS?

Moment historik sepse këtu kanë ngelur një pjesë e njerëzve që votojnë sipas intimimidimit  që i tregon pushteti  për të mbajtur vendin e punës. Duhet ta themi troç edhe opozita ka blerë vota po  shumë më shumë mazhoranca, të gjithë e dimë që minimumi ishte 50 euro një votë shkoi 500 euro për të blerë një votë.

Mjaft pati pushtet kjo mazhorancë, po nuk u ngop kalon në mani pushteti.'- tha Sula 

Ora 11:49
Reforma zgjedhore, Oerd Bylykbashi: S'duhet të jetë pazar! Më mirë të mos nisë nëse do jetë themeli i një krize politike

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur në komisionin i Posaçëm i reformës tha se kjo reformë s’duhet të jetë një pazar si dhe nëse s;duhet të nisë nëse do jetë themeli i një krize politike.

'Nuk duhet të jetë si fundi i vitit 2020 i asaj reforme ku një pazar jo thjesht ndryshoi Kodin Zgjedhor, por shkatërroi një sistem zgjedhor. Rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme.

Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit jo për ne 19 vetat që jemi në komisino apo 140 veta që do votojnë.

Nëse kjo reformë do shërbejë për të krijuar krizë politike më mirë mos nisë se do të jetë themeli i një krize që do na çojë mbrapsht 20 vite të shkuara.'- tha Bylykbashi. 

 

Ora 11:39
Alibeaj: Kërkoj të bëhen 6 ekspertë nga 4 që kanë qenë më parë! BE dhe SHBA ftesë që të na ndihmojnë

 

Enklejd Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka ftuar SHBA e BE  dhe organizma të tjera ndërkombëtare të marrin pjesë me ekspertizën e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor

 “Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do t'ia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu bëri një kërkesë që ekspertët që do të ndihmojnë Komisionin duhet të jenë 6 nga 4 që kanë qenë më parë.

“Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë”, theksoi më tej bashkëkryetari demokrat i komisionit.