Konstituohet Komisioni për KLD
hetim pasurisë së Çefës e Lelçajt

Konstituohet Komisioni për KLD<br />hetim pasurisë së Çefës e Lelçajt
TIRANE - Komisioni për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Elvis Çefës, dhe anëtarit Lulzim Lelçaj ka zhvilluar mbledhjen e parë, ku u përcaktua objekti i hetimit. Kryetari i këtij komisioni deputeti Armando Subashi, tha se hetimi do të kontrollojë procesin e emërimeve të gjyqtarëve dhe shkeljet e tjera, duke filluar që nga mos shqyrtimi i kërkesës së ish-kryeprokurores Ina Rama dhe zgjedhja e Neshat Fanës në krye të shkollës së Magjistratutës.

"Do t’i kërkojmë me shkresë zyrtare KLD të na dërgojë informacionin përkatës që ka të bëjë me mbledhjet, vendimet e KLD që nga periudha që kanë ushtruar detyrën Çefa dhe Lelçaj. do të hetojmë lidhur me vendimet për Shkollën e Magjistraturës. Do të kërkojmë raportin e nevojshëm edhe për hedhjen poshtë të kërkesës së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë dhe ish-prokurores. Komisioni do të jetë i hapur edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën e këtyre dy anëtarëve. Mbledhja tjetër do të jetë më datë 8 ku të shqyrtojmë dhe të merremi konkretisht dhe të miratojmë planin e hetimit dhe të nisim planin e hetimit." tha kryetari i Komisionit, Subashi

Ndërsa deputeti i LSI Spartak Braho, shtoi se pjesë e objektit të hetimit duhet të jetë edhe pasuria e punonjësve të KLD. 

"Është e nevojshme të hetohen edhe lidhjet familjare të anëtarëve të KLD si dhe pasuria e Çefës dhe Lelçaj." u shpreh Braho

Ngritja e Komisionit Hetimor u miratua ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, dhe do të marrë në shqyrtim 10 shkeljet e konstatuara si dhe kërkesën e 39 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt lidhur me këto shkelje. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil