TIRANE-Jani Kacifa, babai i ekstremistit grek, që u vra nga RENEA ditën e diel në Gjirokastër ka dëshmuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme. Jani Kacifa ishte në ambientet e prokurorisë së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes, ndërsa udhëtoi nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar nga një grup i medieve të vendit fqinj.
Ai arriti në prokurori në orën 12:00, ndërsa deklarimet para prokurorit Njazi Seferi zgjatën deri në orën 14:00. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se babai i 35-vjeçarit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes që djalit. Report Tv mëson gjithashtu se nuk ka ende një autorizim nga prokuroria që familja të tërheq trupin, pasi ka ende veprime për t’u kryer nga grupi i ekspertizës mjeko-ligjore.
35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.
Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. Pala greke nuk ka asnjë tagër që të jetë pjesë e hetimeve, pasi vrasja ka ndodhur në Shqipëri.

Jani Kacifa duke hyrë te Krimet e Rënda mesditën e sotme

Makina me të cilën Jani Kacifa erdhi te Krimet e Rënda
Momenti kur del nga Krimet e rënda babai i ekstremistit grek
Letërporosi në Shqipëri
Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Athinës të dërgojë një letërporosi në adresë të prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku do i kërkojë kësaj të fundit të njihet me të gjitha aktet hetimore, pse jo dhe të kërkojë kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, për dobi të palës greke.
Grekët kanë kërkuar të asistojnë me ekspertë të mjekësisë ligjore dhe ekspertë balistikë për analizimin e të dhënave të armës, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka pohuar se një gjë e tillë nuk e lejon legjislacioni shqiptar.
Njëherësh prokuroria e Krimeve të Rënda ka refuzuar të legjitimojë avokatin grek të zgjedhur nga familja e të ndjerit, duke pohuar se edhe praninë e tij, nuk e legjitimon legjislacioni shqiptar. Nisur nga këto kushte, familja ka kontraktuar një studio ligjore shqiptare.
-
Per cfare ndjek ceshtjen,eshte pune e tyre.Prindi eshte prind,por vrasesi eshte vrases-krimenel,Prindit nuk i lejohet,nuk i pranohet subjektivizmi prindor,sic eshte rasti konkret. Eshte vrar nge larg,apo nga afer, Ai vrastari-krimineli, deshti te vret pjetaret institucional te shtetit shqiptar,Madje kishte pergatitje shiprterore e kishte shtytje materiale e financiare, qe te vret duke u krekosur.Me mire te qaje nena e babai i kriminelit,se te qaje nena e babai i mbrojtesit te atdheut.
Përgjigju -
Sido që të jetë shteti i tyre e ndjek çeshtjet e tilla qoftë dhe për reklamë elektorati te brendeshem por shteti shqiptar më gjith ata shqiptarë që janë vrarë ne vendin e fqinjeve nga fqinjet, me faj ose jo, nuk begendisi kurrë ti ndjekë çeshtjet. Është vërtet për të ardhur keq që shqiptarët vet shteti i tyre i hodhi në kurbet si mish për top, pa u interesuar kurrë për ta... e dhimbshme!
Përgjigju -
ore ky bariu nga doli keshtu ka nje jave si muabet duhet ta kishte kap policia qe ate dite po ta kishte takuar at pleren grek
Përgjigju -
Ore per cfare eksteremisti behet fjale....eshte terrorist dhe si i tile duhet trajtuar rasti
Përgjigju-
Fiks, e kam shkruar dhe unë këtë që the por mua nuk ma publikuan komentin. Thosha se ekstremistët janë dy llojesh: 1) ata që besojnë në ide ekstreme por që kurrë nuk krijojnë probleme duke e patur vetëm me veten e tyre dhe 2) ata që këto ide ekstreme i konkretizojnë në praktikë si në rastin ne fjalë. Pra ky ekstremisti është dhe terrorist. Nuk e di perse mediat nuk e shkruajtën kurrë këtë fjalë si epitet për të..
-
-
Nuk di shqip ky bariu i dhive jeton ne teritorin shaiptar.
Përgjigju-
I mashtron greku me 100 euro ne muaj keta plehra. E quajn veten greke te qelbur.
-










Komente
Komento