Vrasja e minoritarit/ Oficeri i policisë greke të hënën në Gjirokastër, Athina: Do të marrim informacion

Vrasja e minoritarit/ Oficeri i policisë greke të hënën në Gjirokastër, Athina: Do të marrim informacion

Konstantinos Kacifa

Pesë ditë pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër dhe tensioneve mes dy vendeve, një oficer grek do të vijë në Gjirokastër për të marrë informacion mbi ekzekutimin e Konstantinos Katsifas nga RENEA ditën e diel.  

Burime për Report Tv pohojnë se zyrtari grek së bashku me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme do të vijnë në Shqipëri ditën e hënë, ndërsa do të takohen me drejtuesit e policisë shqiptare për të marrë informacion për vrasjen e 35-vjeçarit, por jo për të vëzhguar hetimet, të cilat janë kompetencë e prokurorisë, jo policisë.

Report Tv mëson gjithashtu se gjatë vizitës, oficeri i policisë greke do të diskutojë me homologët shqiptarë edhe mbi mbarëvajtjen e ceremonisë së varrimit për të shmangur konfliktet e mundshme, pasi nga Greqia pritet që të vijnë grupe ekstremiste.

Udhëtimi i oficerit grek në Shqipëri vjen vetëm disa orë pas një bisede telefonike mes zëvendës Ministrit të Jashtëm George Katrougalos me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Prokuroria e Gjirokastrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda në Tiranë vijojnë hetimet në Shqipëri për vrasjen e grekut, trupi i të cilit ndodhet në morgun e QSUT për një ekspertizë të detajuar. Ndërkohë që edhe pala greke ka hapur një hetim në Athinë. Konstantinos Katsifas u vra ditën e diel në Gjirokastër nga RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej dhe hapi zjarr kundër efektivëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!