Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Disa familje ukrainase kanë mbërritur të Shqipëri për t’u strehuar! Ideja e çmendur e 'Putlerit', t'i mbyllë Ukrainës daljen në det në juglindje

Pas sulmit ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq në shtetë kufitare pasi nuk janë të sigurt për jetën. Disa familje nga Ukraina, kanë mbërritur edhe në Shqipëri për t’u strehuar. Këtë fakt e bëri të ditur, konsulli i Nderit të Ukrainës në vendin tonë Bledi Bajraktari i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili pohoi se janë strehuar në apartamente, por nuk dha detaje për numrin e saktë që shtetasve nga Ukraina që janë strehuar këtu.

‘Kemi disa familje nga Ukraina që kanë mbërritur në Shqipëri, kryesisht gra dhe fëmijë. Kemi kontakte me to. Ka edhe nga ato që kanë arritur të vijnë edhe vetë dhe kanë rezervuar apartamente. Ka edhe nga ato që adresohen tek ambasada. Shumë hotele na kanë ardhur në ndihmesë. Mund të ketë një numër të konsiderueshëm prej tyre që do të vijnë.’- tha Bajraktari.

Duke folur për situatën në Ukrainë, Bajrkatrai tha se ushtria ruse po vret njerëz të pafajshëm dhe për këtë do ta paguajë një ditë. Bajraktari tha se ideja e çmendur e presidentit Vladimir Putin është që të lidhe Odesën me Moldavinë dhe mos të lejojë Ukrainën që të ketë dalje në Detin e Zi.

‘Duhet të krijohen korridore humanitare që të kalojnë civilët. Po goditen shkolla, spitale dhe po vriten njerëz të pajashëm, kjo është e pafalshëm për çdo njeri. Ka kaluar një javë nga lufta dhe askush nuk mendonte se Ukraina do të rezistonte kaq gjatë. Ukraina po mbrohet dhe është agresioni i ushtrisë ruse që i jep më shumë të drejtë popullit të mbrojë atdheun e tyre. Po reziston populli dhe ushtria e Ukrainës. Përderisa kemi humbje jete, edhe fëmijë, duhet të mbajë përgjegjësi. Një popull i pafajshëm nuk duhet të vritet. Sanksionet do të ndihen, por kërkohet për ta ndaluar atë ide të një njeriu jo normal. Kina mund ti kishte ardhur në ndihmë kësaj kauze, dhe mund të kishte ndaluar atë që po ndodh.

Putin do të lidhë pjesën e Odesës me Moldavinë, një ide e çmendur e tij. Kërkon ta kufizojë Ukrainën pa dalje në det. Kërkesa e Ukrainës ka qenë ulja e armëve dhe largimi i ushtrisë ruse nga territori. Rusia po pushton. Autokolona e famshme ruse është 20 km larg Kievit duhet një vendim që të zmbrapset. Putleri po kërkon të pushtojë dhe të çlirojë sipas tij zona ku ka popull rus dhe rusfolës. Nga dëshira në realitet nuk do të arrihet asnjëherë, sepse i bie të shuajë të gjithë popullin ukrainas. Ai po bëhet i urryer edhe në lindje jo vetëm në përëndim. Ai shpresonte ta prisnin me lule, por e pritën me rezistencë.’- tha Bajraktari.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 03/03/2022 19:54

    C'E FTONI KETE KONSULL,,,NJE SY NE SAHON ..NJE SY NE TAVON,,,,DO JAPI MEND KY SY---ZGURDULLUARI,,,,PIKA NE KOKE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë