Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Putin ka sulmuar bazat ushtarake! Pushtimi nuk do të zgjasë, do të gjendet një zgjidhje

Bledi Bajraktari, konsull i Ukrainës në vendin tonë tha se Vladimir Putin po sulmon një popull të pafajshëm, ndërsa theksoi se deri tani janë sulmuar bazat ushtarake. Bajraktari beson se pushtimi nuk do të zgjasë, pasi Rusia nuk mund të mbajë të pushtuar një shtet të pavarur, ndërsa thekson se d të gjendet një zgjidhje.

‘Ky nuk është hapi i duhur. Në shek. e 21 të mendojmë për një sulm ushtarak! Goditjet e sotme ishin goditje ajrore dhe janë munduar që të godasin qytet të ndryshme të Ukrainë dhe bazat ushtarake. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë në këtë formë. Ka pasur reagime nga ndërkombëtarët ndaj këtij veprimi absurd dhe i njëanshëm. Putin duhet të zmbrapset. Putin edhe mund të pushtojë, por a e mban dot nën pushtim. Ukraina është shtet i pavarur ka të drejtë të vendosë për fatet e veta dhe jo të pyesë njeri për këto drejtime. Ukraina për Putin është një gur prove për të, kjo edhe për politikën jo të saktë të BE-së dhe SHBA dhe është rimëkëmbur. Kërkon të vendos për fatet e një vendi komshi. Rusia po godet një popull të pafajshëm. Po shpërndahen armë për veteranët të cilët kanë luftuar më parë. Kufiret perëndimore nuk janë të mbyllura dhe nuk ka shqiptarë të rrezikuar në Ukrainë. Pjesa e Ukrainës që po sulmohet sot nuk është hera e parë, pasi kishim edhe Gjeorgjinë para tij. Janë paralajmëruar sanksione, por Rusisë nuk i bëjnë shumë përshtypje sanksionet. Kërkesa e politikës Putiniste është të ulen dhe të krijojnë një marrëveshje të re. Nuk do të zgjasë shumë, sepse besoj se do të ulen dhe do të gjehet një zgjidhje.- tha Bajraktari.

Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të vrarë deri tani, ushtarë e civilë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!