Skandal në Turqi. Një konsulle nderi e Francës në qytetin port të Bodrumit është zbuluar se i shiste gomone emigrantëve që tentonin të arrinin në brigjet e Greqisë, me qëllim për të arritur më pas në Gjermani apo Austri.
Skandali u zbulua falë një investigimi të televizionit France 2, që arriti të zbulojë se dyqani i përkiste pikërisht Fransuazë Olsei. Kjo e fundit ka pranuar gjithçka në një intervistë me kamera të fshehtë, ku thotë se edhe autoritetet turke janë të përfshira.
“Nëse nuk do ti blenin këtu, do ti kishin blerë diku tjetër. Këtu të gjithë në Turqi e bëjnë këtë”, - ka thënë Olsei. Ka reaguar menjëherë Parisi zyrtar i cili ka vendosur pezullimin e konsulles, ndërsa lajmi po bën tashmë xhiron e botës.
Edhe pse konsujt e nderit nuk bëjnë pjesë në trupin diplomatik të një vendi, lajmi ka shkaktuar reagim dhe kritika të forta për Ministrinë e Jashtme Franceze.
Mijëra refugjatë nga vendet e përfshirë nga luftra apo konflikte kanë përdorur qytetin turk Bodrumin si bazë për të mbërritur në Europë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com