Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Kos

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez.

Studiuesit, të udhëhequr nga Eamon Laird i Shkollës së Mjekësisë të Trinity College Dublin, i cili publikoi studimin përkatës në revistën e osteoporozës “Osteoporosis International”, sipas “New York Times”, studiuan të dhënat për 4310 njerëz mbi 60 vjeç, duke lidhur dietën e tyre me shëndetin e kockave.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kosit lidhej me një rrezik 39% më të ulët të osteoporozës dhe një rrezik 31% më të ulët të osteopenisë tek gratë, si dhe një rrezik 52% më të ulët të osteoporozës tek burrat, krahasuar me ata që nuk hanin fare kos.

Njerëzit që hanin më shumë kos në ditë kishin 3% deri në 4% densitet më të lartë të kockave sesa ata që hanin më pak, treguan matjet. 

Kosi është një burim i mirë i mineraleve, vitaminave D dhe B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve, gjë që e bën atë shumë të dobishëm”, tha Laird, duke theksuar se të moshuarit kanë çdo arsye për të ngrënë kos nëse duan kocka më të shëndetshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Interi me hap kampioni, fiton 0-2 kundër Atalantës dhe shkëputet në krye të renditjes

VIDEO/ Interi me hap kampioni, fiton 0-2 kundër Atalantës dhe shkëputet në krye të renditjes