ELBASAN - Policia ka sqaruar ditën e sotme se shkak i vdekjes së futbollistit 15-vjeçar Silvio Dumani, më 30 nëntor të këtij viti, ishte konsumimi i fostoksinës nga i mituri.

"Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim",- njofton policia.

Në një moshë fare të re, Silvio Dumani ishte pjesë e akademisë së futbollistëve të Elbasanit.