Konsumon deri në 22 birra në ditë, njihuni me 97-vjeçaren që nuk 'e njeh' plakjen

Konsumon deri në 22 birra në ditë, njihuni me 97-vjeçaren që nuk 'e njeh' plakjen

Robertina Houbrechts

Mjekët zakonisht rekomandojnë për të moshuarit që të ndjekin regjime ushqimore dhe të mos heqin dorë së praktikuari aktivitetet sportive, por një e moshuar belge duket se i është kundërvënë mjekësisë dhe rregullave strikte, pasi ajo konsumon 15 deri në 22 birra në ditë për të qëndruar në formë.

Tingëllon një çmenduri e vërtetë, por na lejoni t'ju themi se Robertina Houbrechts është plot 97 vjeçe dhe gëzon një shëndet të shkëlqyer.

Kamerierja e cila i shërben çdo ditë, rrëfen për një media vendase se Robertina është një kliente mjaft speciale. "Fanny, më bëj edhe një tjetër", tregon ajo teksa shton se shpesh herë e moshuara tejkalon edhe numrin e 22 birrave kur i ndodh të "zhytet" në kujtime të së shkuarës. Fanny rrëfen ndër të tjera se Robertinës i janë dhuruar 20 litra birrë, për faktin e të qenurit kliente e rregullt e barit. 

Në këtë rast mund të themi fare mirë se, mosha është në të vërtetë ajo se çfarë ne perceptojmë për veten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres