Shumë ekspertë mjekësorë na rekomandojnë që të pimë rreth dy litra ujë në ditë që është pothuajse e barabartë me 8 gota ujë. Ju ka ndodhur që të mos konsumoni më shumë se një gotë ujë gjatë gjithë ditës? Ja dëmtimet që i shkaktoni organizmit tuaj nëse nuk konsumoni aq sa duhet ujë.
1-Rrahje të çrregullta të zemrës
Një nga arsyet pse duhet të konsumoni ujë është se ai mban vëllimin e gjakut në vlera optimale. Nëse ju do të konsumoni vetëm një gotë ujë në ditë gjaku juaj do të jetë shumë i hollë dhe kjo iu sjell çrregullime të zemrës. Organi i zemrës do të punojë më shumë për t’u siguruar që indet dhe organet e trupit janë duke marrë oksigjenin që i nevojitet.
2-Tension i ulët i gjakut
Nëse do të kosnumoni vetëm një gotë ujë gjatë gjithë ditës, do të keni marrje mendsh dhe tension të ulët të gjakut.
3-Dhimbje koke
Nëse ju nuk do të konsumoni mjaftueshëm ujë do të ndjeni dhimbje koke pasi truri është 57 përqind ujë. Nëse nuk e hidratoni atë do të ndjeni dhimbje nga të lehtat e deri tek ato më të rëndat.
4-Dhimbje muskulore
Muskujt tuaj kërkojnë ujë në mënyrë që të funksionojnë shumë mirë. Nëse ju nuk do të konsumoni një gotë ujë në ditë atëherë muskujt do të sforcohen për të kryer procesin e lëvizjes.
5-Kapsllëk
Shumë njerëz vuajnë nga kapsllëku dhe në veçanti personat që përdorin një dietë pa fibra. Mungesa e fibrave dhe dehidratimi shkakton probleme në aparatin tretës.