Konsumuan alkool derisa humbën ndjenjat në rrugë, gjobitet lokali ku u bënë 'tapë' dy të miturit në Elbasan

ELBASAN - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku dy fëmijë u gjendën pa ndjenja në mes të rrugës dhe më pas u transportuan me urgjencë në spital.

Fillimisht u raportua se fëmijët ishin të moshës 12-vjeç, por policia ditën e sotme njofton se të dy ata i përkasin moshës 15-vjeçare dhe kishin rënë pa ndjenja  pranë kalasë së qytetit, përballë Teatrit Skampa, si pasojë e konsumimit të alkoolit në një lokal në Elbasan, gjatë një feste ditëlindje.

Në zbatim të ligjit " Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike",  Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor  Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i  ka vendosur masë administrative lokalit ku dy të miturit kanë konsumuar alkool.

Ndërkohë sipas policisë të miturit nuk kanë konsumuar drogë ashtu siç u dyshua në fillim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësimin e rastit në fjalë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 25/11/2019 09:14

    Ne cdo vend te EU do ishte mbyllur lokali dhe i hiqej leja automatikisht pronarit te lokalit.

    Përgjigju
  • Petrela: 25/11/2019 09:11

    Lokali mbyllet urgjent nqse kjo ndodh në nje vend të zhvilluar, jo vetëm gjobë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja