Konticcini: Nëse më ofrojnë rol në
kinemanë shqiptare firmos që tani

Konticcini: Nëse më ofrojnë rol në<br />kinemanë shqiptare firmos që tani
Aktori italian, Paulo Konticcini, në një rrëfim para studentëve të Universitetit të Arteve tregon eksperiencën e tij kinematografike. Një ditë krejt papritur teksa punonte si bodyguard në një pub takoi një kineast, prej të cilit do t'i ndryshonte jeta. 

“Doja që të isha i pavarur nga prindërit e mi. Që në moshën 16 vjeçe u largova nga shkolla. Për të krijuar pavarësi ekonomike mora borxh për të hapur një palestër”. Për këtë nisi punë dhe si bodygard në një pub, atje takoi një kineast që i tha: A e di se ke një fytyrë të bukur kinemaje? Mirëpo kësaj nuk i kushtoi rëndësi derisa një ditë e la e fejuara. Kështu që i trishtuar nisi të rrëmonte mes fotografive në sirtar, aty i kap dora kartëvizitën e kineastit. E kontakton dhe me ndihmën e tij nisi bashkëpunimet e para. “Mirëpo në moshën 30-vjeçare nuk ndihesha i plotësuar nga ana profesionale”, vazhdon të rrëfejë ai. I pyetur nga mediat nëse ndihej një aktor i varfër apo i pasur? Ai tha se nuk i mungonte asgjë.

“Kjo nuk nënkupton asgjë se mund të jesh shumë i pasur, por prapë mund të mos jesh i plotësuar”, thotë ai. Shpeshherë është në udhëtime dhe sheshxhirime. I pyetur sa e pengojnë këto angazhime në jetën e tij personale? Ai u përgjigj se me gruan e tij, Xhadën, ishte njohur qysh në fillimet e suksesit të tij, madje bashkë janë rritur. Por a ndikon të qenët i bukur, e shkuara e tij si model në arritjet e tij.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se pamja e jashtme nuk ndikon. Mirëpo kam luajtur edhe në komedi. Vihet re se komikët nuk janë të bukur, prandaj të qenët i bukur në komedi nuk ndikon”. Për të aktrimi është një nga profesionet më të bukura, por njëkohësisht edhe më të vështira. Paolo u këshilloi studentëve, që një nga gjërat më të mira për ta është të studiuarin.

“Kjo gjë në jetën time më ka bërë shpeshherë të ndihem inferior, madje edhe në momentin që jam duke folur para jush”. Ai do të bënte çdolloj roli, nëse do të ishte në gjendje të rëndë ekonomike. Mirëpo në një situatë normale, rolin duhet ta studionte dhe të shihte sesa i shkonte përshtat. Nëse ishte një rol që nuk i përshtatej do të ishte më mirë të hiqte dorë, pasi kjo gjë do të ndikonte për keq tek ai. Madje ai pohoi se ishte i gatshëm të firmoste me kinemanë shqiptare nëse do t'i ofrohej një rol. Kur nuk punon në kinema preferon të udhëtonte në vendin e tij, Pizza.

Gjatë kohës që është bërë i famshëm shumë miq të tij janë larguar, papritur shumë të rinj janë bërë miq, mirëpo miqtë e vërtetë kanë ngelur po aty.

Edhe pse tani kur kthehet në Pizza, shumë njerëz e njohin, sjellja e tij nuk ka ndryshuar, raporti dhe shpirti i tij me ta ka ngelur po i njëjti.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht