TIRANE- Të dhënat mbi kontrabandën e duhanit janë kthyer në objekt debati mes ish-Drejtorit të Përgjithëshëm të Doganave Flamur Gjymishka dhe Bardhi Sejdarasit, i cili në një analizë në shqiptarja.com ka zbardhur historikun e eksporteve dhe situatën e plotë për cigaret. Ish-kreu i doganave ka ironizuar duke i cilësuar si të dhëna të sevrirura nga një funksionar i lartë i Ministrisë së Finacave treguesit mbi kontrabandën e duhanit të publikuara nga Sejdarasi.

Në datë 2 gusht, Gjymishka analizoi treguesit e importit të cigareve, duke theksuar se rënia drastike e importeve flet për rritje të kontrabandës. Nga ana e tij, Sejdarasi vëren se treguesit e tregtisë së duhanit duhen lidhur me zhvillimet e vitit 1913, kur importi i këtyre produkteve u rrit artificialisht për t’i paraprirë ndryshimit të qeverive, ndërsa shton se analizën e ka paraqitur si gazetar dhe jo si përfaqësues i ministrisë.