Kontrabanda, vendimi i cakton 3 mln
lekë gjobë mikut të Arben Imamit
Dënohet me 3 milion lekë të vjetra Bardhyl Imami, kushëriri i ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Klorinda Çela në datën 8 maj, e cila ka deklaruar fajtor të pandehurin Bardhyl Imami, duke e dënuar atë me gjobë financiare.
TIRANE- Dënohet me 3 milion lekë të vjetra Bardhyl Imami, kushëriri i ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Klorinda Çela në datën 8 maj, e cila ka deklaruar fajtor të pandehurin Bardhyl Imami, duke e dënuar atë me gjobë financiare. Vetë prokurori Etien Kapo, në pretencën e tij ka kërkuar dënimin e Imamit, me 4 milion lekë burg, ndërkohë që gjyqtarja Çela ka vendosur ta dënojë me 4.5 milion lekë gjobë, por për shkak të aplikimit të nenit 406 të K.Pr. Penale, i pandehuri ka fituar 1/3 e uljes së dëimit, duke u dënuar përfundimisht me 3 milion lekë të vjetra.
NgjarjaMë datë 24.01.2014, rreth orës 10:00, nga shërbimet e Policisë së Shtetit, me qëllim evidentimin e personave që tregëtojnë medikamente mjekësore në meynyrë të kundraligjshme, është konstatuar se i pandehuri Bardhyl Imami,duke tregëtuar medikamente mjekësore në farmaci “Shehu”,që ndodhet në Rr.“Medar Shtylla”. Këto medikamente janë sekuestruar nga ana e Policisë Gjyqësore. Shtetasi Ridvan Shehu, është me banim në qytetin e Tiranës dhe ushtron aktivitet në fushën e farmaceutikës, duke disponuar farmaci “Shehu”, që ndodhet në Rr. “Medar Shtylla” Tirane.
I pandehuri Bardhyl Imami, ka mundur të sigurojë, në mënyrë të kundraligjshme, ndër të tjera dhe dy pako me fisha diabetikësh. Këto dy pako, me datë 24.01.2014, i pandehuri Bardhyl Imami i ka tregëtuar tek shtetasi Ridvan Shehu. Pikërisht në këtë moment, është realizuar dhe kapja në flagrancë e të pandehurit Bardhyl Imami. Më pas, ndodhur në kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e të pandehurit Bardhyl Imami. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjendur e sekuestruar 274 pako me medikamente të ndryshme, të cilat nuk dispononin pullën fiskale.
Gjithashtu, nga ana e të pandehurit Bardhyl Imami nuk disponohej asnjë lloj dokumentacioni mbi këto medikamente. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit Bardhyl Imami,janë gjendur e sekuestruar dhe dy blloqe shënimesh. Në këto dy blloqe pasqyrohen disa shit-blerje të ndryshme të kryera nga ana e të pandehurit Bardhyl Imami të medikamenteve tek persona të ndryshëm. I pyetur gjatë hetimeve paraprake dhe gjatë gjykimit i pandehuri e ka pranuar akuzën,për kryerjen e veprës penale
“Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”.Gjykata, pasi ka administruar në tërësi fashikullin e prokurorisë,me Nr. 699 procedimi, viti 2014, e cila më pas u bë pjesë e fashikullit të gjykimit, konkludon se i pandehuri Bardhyl Imami ka konsumuar elementët e veprës penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande".
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, nuk hetuat për të zbuluar të vërtetën
10 Janar, 21:23