Kontrabandisti 45-vjeçar kapet
me 1301 steka cigaresh pa pullë

1301 steka cigare kontrabandë janë zbuluar nga Policia e Tiranës. Operacioni “Smoking Kills” ka zbuluar 45-vjeccarin Dashamir Ymeri, i cili bënte kontrabandë cigaresh nga Maqedonia, drejt Shqipërisë.
 
Përvec cigareve, Ymerit i janë gjetur në banesë edhe 27 mijë 200 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kontrabanda e cigareve.
 
Ka qenë krimi ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Drejtoria e Doganave që kanë zbuluar kalimin e 1301 steka cigaresh kontrabandë.
 
Dashamir Ymeri është një emër i njohur për Policinë pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për kontrabandë. Policia thotë se u procedua edhe një shitës ambulant me inicialet RR.SH, i cili merrte cigaret dhe i shiste.

Njoftimi i plote
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ymerit në rrugën "Kujtim Laro", iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :

- 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.

- 27 225 euro

- 55 dollarë

- mjeti tip "Toyota"

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 65-vjeçari me inicialet Rr.Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehje të ardhurave", "Shkelje pronësisë industriale"
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Smoking Kills".

Arrestohet një shtetas për kontrabandë cigaresh dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225 Euro, 55 dollarë dhe një automjet.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 29.09.2017, arrestuan shtetasin :

- Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë veprën penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën "Kujtim Laro", iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :

- 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.

- 27 225 euro

- 55 dollarë

- mjeti tip "Toyota"

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi :

- Rr. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë (shitës ambulant).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehje të ardhurave", "Shkelje pronësisë industriale", parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/ a të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

cigaret
  (Stekat e cigareve të sekuestruara nga policia)

cigaret
  (Stekat e cigareve të sekuestruara nga policia)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve