Kontrabandonin cigare me ambulancë, pranga doktorit dhe shoferit të Portit të Durrësit (EMRAT)

Kontrabandonin cigare me ambulancë, pranga doktorit dhe shoferit të Portit të Durrësit (EMRAT)

Pamje nga porti i Durrësit

DURRËS- Specialistë të hetimit të krimit Ekonomik pas një hetimi 2 mujor kanë arrestuar në flagrancë dy punonjës në Autoritetin Portual Durrës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi tregtonin dhe transportonin me ambulancë mallra kontrabandë.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:  Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

Nën cilësinë e provave materiale u sekuestruan:  300 paketa të markave të ndryshme; 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;  1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm dhe  2 aparate celularë.

Specialistët kanë dokumentuar me prova se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri - tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim ua shisnin personave të ndryshëm.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale  finalizojnë me sukses operacionin e  koduar "Cigarettes".

Duke shpërdoruar detyrën   tregtonin dhe transportonin me ambulancë mallra kontrabandë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës, doktori dhe shoferi i ambulancës. 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  pas një hetimi për rreth 2 muaj me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Cigarettes".

Specialistët kanë dokumentuar me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës transportonin mallra kontrabandë, të cilët në bashkëpunim me njëri - tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u'a shisnin personave të ndryshëm.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•  Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës;

• Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 300 paketa të markave të ndryshme;

• 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;

• 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm;

• 2 aparate celularë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm 

nga detyrimet doganore ose të akcizës" ," Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës" në bashkëpunim parashikuar në nenet 172, 178 248, 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shteti: 28/09/2018 09:34

    shtet i fuqishem cke ci thua. dy muaj jane marre specialistet me metoda speciale me kap peshq te vegjel. Bravo shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik