Euro 2020/ Goli i Kane bën historinë, Anglia për herë të parë në finale! Eliminohet Danimarka (VIDEO)

Finalja e madhe e kampionatit Europian, që do të diskutohet të dielën në orën 21:00 në stadiumin Ëembley do të luhet mes Anglisë dhe Italisë. Kjo pasi ‘tre luanët’ kanë mposhtur 2-1 në shtesë Danimarkën, që ishte edhe surpriza e këtij kampionati europian.

Në Londër ndeshje nisi me një ritëm fantastik, ndërsa u zhbllokua në minutën e 30 nga Damsgard, që shtangu anglezët të cilët ishin në stadium me një goditje dënimi të përkryer.

Goli i Damsgard ishte edhe i pari që Anglia pësoi në këtë europian, ndërsa si episod i shërbeu ‘tre luanëve’ për të kërkuar më shumë portën e mbrojtur nga Shmajkëll. Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 39 anglezët rikthyern baraspeshën fale një autogoli me autor Kjaer.

Në pjesën e dytë Anglia kërkoi golin e kualifikimit historik, por tentativat nuk ishin të mjaftueshme dhe për këtë arsye takimi iu drejtua shtesës. Episodi përcaktues në këtë pjesë të lojës ishte një penallti e fituar nga Stërling dhe e shndërruar në gol nga Kane në minutën e 104.

Zhgënjim në fytyrat e danezëve, por më së shumti te ajo e portierit Shmajkëll, që bëri një ndeshje fantastike në katërkëndorin e portës. Në fund festa është e anglezëve, të cilët për herë të parë kualifikohen në një finale të kampionatit Europian. Atje do të gjejnë Italinë e uritur, që kërkon gjithashtu të rikthejë lavdinë.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:37
Vendos penalltia e Harry Kane, Anglia mposht Danimarkën dhe kualifikohet për herë të parë në finalen e një Europiani

120’ Gjysmëfinalja Angli-Danimarkë është mbyllur me shifrat 2-1. Vendosi goli me penallti i Harry Kane i realizuar në minutën e 104.

Ora 21:43
Zgjat 9 minuta avantazhi i Danimarkës, anglia rikthen baraspeshën në gjysmëfinalen e Londrës falë një autogoli

39’ Një autogol ka rikthyer baraspeshën në gjysmëfinale. Saka futi një top të përkryer në zonë, që u devijua në mënyrën e gabuar nga Damsgard para se Stërling ta godiste me portën e boshatisur.

30’ Danimarka ka kaluar në avantazh duke shtangur Anglinë dhe ‘Ëembleyn’ e mbushur me tifozë të ‘Tre Luanëve’. Damsgard ka realizuar me goditje dënimi, ndërsa ky ishte goli i parë që Anglia pëson në këtë kompeticion.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025