TIRANE - Në ditën botërore të kantraceptivëve, shqiptarët ende renditen në fund të listës sa i përket përdorimit të tyre. Vetëm një përqindje e vogël, rreth 9 % e totalit raportohet të përdorin mjete mbrojtëse për të shmangur një shtatëzani të padëshiruar. Por jo vetëm kaq! Prezervativët janë edhe i vetmi mjet mbrojtës kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, siç është edhe HIV/AIDS-i.
Pikërishrt për të sensibilizuar popullatën, sot, në ditën botërore të “jetës”, do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese. Nën sloganin “E ardhmja Juaj. Zgjedhja Juaj. Kontracepsioni Juaj”, Dita botërore e kontracepsionit 2012, fokusohet në fuqizimin e të rinjve që të mendojnë paraprakisht dhe të vendosin kontracepsionin në planet e tyre për të ardhmen, të ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar informacion të saktë dhe të paanshëm rreth kontracepsionit, për të parandaluar shtatzënitë e paplanifikuara dhe Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST).
Nga viti 1996 kontraceptivët ofrohen falas në të gjitha shërbimet shëndetësore publike. Metodat kontraceptive moderne që aktualisht ofrohen falas në këto shërbime janë pilulat, prezervativi, injeksioni, DIU (sterile) dhe lidhjet e tubave. Lidhja e tubave, sterilizimi mashkullor si dhe vendosja e DIU në mitër realizohet vetëm në maternitete dhe kryhet nga mjekë specialistë obstetër-gjinekolog.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com