10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola

10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola

Foto ilustruese

TIRANE- Qeveria bëri tenderë me vlerë të kontraktuar 129 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) gjatë vitit 2024. Mbi 2,200 kompani u shpallën fituese, por 10 kompanitë më të mëdha morën 29% të vlerës së kontraktuar, ndërsa 50 kompanitë më të mëdha morën 62% të fondeve. Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara ka renditur emrat e 10 kompanive.  

 Kompania e ndërtimit të rrugëve Gjoka Konstruksion udhëhoqi listën e kontratave të prokurimeve publike gjatë vitit 2024, duke fituar gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 8.8 miliardë lekë (rreth 89 milionë euro), ku projekti më i madh ishte kontrata për rehabilitimin e rrugës Fier – Frataj me vlerë 3.6 miliardë lekë.

Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik  Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800 milionë lekë pa TVSH (rreth 8 milionë euro).

Kompania “Salillari u rendit në vend të dytë me tetë kontrata me vlerë të përgjithshme 4.6 miliardë lekë. Kontrata më e madhe titullohet: Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza I me vlerë 2 miliardë lekë.

Kompania “Fusha” u  kthye në majë të renditjes së kontraktorëve vitin e kaluar pas disa vite mungesash. Ajo fitoi shtatë kontrata me vlerë të përgjithshme 4 miliardë lekë, duke u renditur në vend të tretë. Kontrata më e madhe është Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII) me vlerë 2.2 miliardë lekë.

Kompania BE – IS SH.P.K fitoi 11 kontrata me vlerë të përgjithshme 3.7 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza II” me vlerë 2.1 miliardë lekë.

Në vend të pestë u rendit kompania Agbes Konstruksion, e cila fitoi dy kontrata me vlerë të përgjithshme 3.5 miliardë lekë. Njëra kontratë titullohet “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza I” ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë me zgjerimin e rrugës së Ksamilit.

Kompania Geci fitoi gjashtë procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 3.1 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza II”.

Në vend të shtatë u rendit kompania 2 T me gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 2.9 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është për “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza III” me vlerë 2.2 miliardë lekë.

Kompania G.P.G. COMPANY fitoi katër procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 2.8 miliardë lekë. “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1” me vlerë 1.7 miliardë lekë.

Kompania Albstar u rendit e nënta me një kontratë të vetme, kontratën “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI)” me vlerë 2.3 miliardë lekë.

Në vend të dhjetë u rendit kompania ANK, gjithashtu me një kontratë të vetme “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)” me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Në tenderët e sektorit publik gjatë vitit të kaluar u shpallën fitues 2216 kompani, por dhjetë kompanitë e mëdha fituan 29% të të gjithë fondit të prokurimit, ndërsa 50 kompanitë e mëdha fituan mbi 800 milionë euro kontrata ose 62% të fondit limit shkruan BIRN

Pronarët e 10 kompanive 
1- Kompania e ndërtimit të rrugëve Gjoka Konstruksion  - Pronar Rrok Gjoka 
2- Kompania “Salillari” - Pronar Pëllumb Salillari
3- Kompania Fusha Shpk - Pronar Shkëlqim Fusha
4- Kompania BE  –  IS   SH.P.K - Pronar Hamz Islamaj
5- Kompania Agbes Konstruksion - Pronar Arben Gogaj dhe Bashkim Ramaj
6-Kompania 'Geci' - Pronar Ramë Geci
7- Kompania 2 T - Pronar Artan Sako
8- Kompania G.P.G. COMPANY - Pronar Paqësor Buzi dhe Gëzim Dani
9- Kompania Albstar - Pronar Idajet Ismailaj
10- Kompania ANK - Pronar Agim Kola

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar