Rruga Berat-Ballaban po shkon drejt përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në 10 kilometrat e fundit të segmentit Drobonik-Gllavë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i punimeve, duke bërë të ditur se me përfundimin e këtij segmenti do të mbyllet edhe Loti 3, si dhe i gjithë projekti i këtij aksi rrugor.
“Kantieri i rrugës Berat–Ballaban, ku vijojnë punimet në segmentin Drobonik–Gllavë për përfundimin e 10 kilometrave të fundit që do të mbyllin Lotin 3 dhe të gjithë projektin e këtij aksi strategjik. Me një gjatësi prej 60 kilometrash, kjo rrugë po afron gjithnjë e më shumë Beratin dhe Gjirokastrën, dy qytete me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore, të mbrojtura nga UNESCO”, shkruan Rama.
Aksi Berat-Ballaban konsiderohet një nga lidhjet më të rëndësishme rrugore në jug të vendit, pasi shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit mes zonave turistike dhe krijon një lidhje më të shpejtë mes Beratit, Gjirokastrës dhe akseve që vijnë nga Përmeti e Tepelena.
Komente






