Ministria e Ekonomisë dhe Kompania Rozafa kanë nënshkruar sot kontratën e qirasë simbolike 1 euro për shfrytëzimin e ambienteve të Rezervave të Shtetit, në Elbasan.
Ministrja Milva Ekonomi tha se falë kontratës po rilind një kompleks prej 52 mijë metrash katrorë, i cili do të kthehet në faktor punësimi në zonë, por do t’i japë edhe një hov gjithë industrisë shqiptare të peshkimit.
“Prona ku kompania do të përpunojë peshkun nga e rrënuar, është kthyer në një zonë që ka marrë jetë. Ministria e ka prioritet dhënien e zonave të lëna në harresë apo të keq administruara, të rivitalizohen duke ua dhënë në përdorim të biznesit”, tha Ekonomi.
Marrëveshja u përshëndet nga Presidenti i Kompanisë “Rozafa” Gjergj Luca, i cili theksoi se për herë të parë në 20 vite biznesi po gjen vëmendjen e duhur nga Ministrat. Ai tha se falë vullnetit të Qeverisë për të mbështetur biznesin, industria e peshkimit ka rilindur.
“Është hera e parë që pas 20 vitesh si prodhues, një ministër vjen dy herë në fabrikë, jashtë historirave të gazetarëve, jashtë protokollit, për të parë çfarë problemesh kemi. Është e çuditshme që sot është kthyer ekuacioni mbrapsht. Dikur na duhej 1 muaj apo 2 muaj kohë për të parë një ministër, sot është më e lehtë të komunikosh me një ministër për t’i shpjeguar hallet, sesa të komunikosh me administratën, e cila për hir të së vërtetës është ende në gjumë”, tha Luca.
Ndërkaq, Gjergj Luca, President i kompanisë “Rozafa” u ndal edhe tek rritja e sektorit të peshkimit në vitet e fundit. Teksa e lidhi sektorin e peshkimit me slloganin e Partisë Socialiste kur erdhi në pushtet, Luca u shpreh se edhe sektori i peshkimit ka Rilindur për shkak të reformave
“Në këtë investim të ri synojmë të fusim edhe burrat në sektorin e prodhimit, sepse deri më tani kemi punuar me gratë. Mendojmë të punësojmë rreth 200-250 burra, pasi na duket një zonë që mund të ofrojë këtë numër të punësuarish.
Sektori i peshkimit ka bërë një bum sepse 250 barka shqiptare janë endur për 20 vjet në gjithë ujërat e Mesdheut me një flamur të grisur, pa personalitet, që kanë ndaluar nëpër portet e gjithë Europës për të marrë naftë ose për të lypur naftë, ose për tu rregulluar nëpër kantiere, dhe sot flotës shqiptare i është kthyer dinjiteti.
Sektori i peshkimit ka rilindur sepse nuk mund të rilindin ata njerëz që nuk kanë lindur asnjëherë, por rilindin ata njerëz që kanë lind një herë në jetë dhe ata njerëz që kanë lind dhe u janë shkatërruar ëndrrat nga politikat e mbrapshta të këtij vendi, dhe kur njeriut i vjedh ëndrrën, i ke vjedhur motivin dhe njeriu pa motiv nuk mund të ecë përpara.
Këta njerëz na kthyen ëndrrat, këta njerëz na kthyen motivin, këta njerëz na rilindën. Nëse e kanë pasur sloganin e parë rilindje, sloganin e dytë duhet ta kenë rindërtim, rindërtim të vlerave të këtij kombi, të vlerave morale në rindërtim të Shqipërisë”, tha Luca.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë aktualisht sektori i peshkimit numëron 1 mijë punonjës, të cilëve u korrespondon një numër prej 4 mijë punonjësish në sektorin e përpunimit të produkteve të detit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO