Kontratat, PD: Qeveria kërkon të
kap Teatrin, vendos për artistët

Kontratat, PD: Qeveria kërkon të<br />kap Teatrin, vendos për artistët
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot vendimin e qeverisë për të hedhur poshtë kontratat me artistët e Teatrit të Operës e Baletit dhe Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat sot paradite, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se “nihilizmi, historia e vitit 0 dhe arroganca qeveritare po bie edhe mbi Teatrin e Operës dhe Baletit, dhe Teatrin Kombëtar, teksa më shumë se 300 artistë, shumica e të cilëve prej një jete në skenë, po futen në provim për të kaluar testin e drejtorëve, ministres dhe kryeministrit Rama”, ndërsa ka shtuar se ky vendim i detyron artistët të dalin në rrugë dhe të protestojnë.

Sipas saj “me parimin e zhbërjes, qeveria po hedh poshtë kontratat e punës së artistëve duke i kaluar ata në provë. Është pikërisht kjo qeveri që do të vlerësojë se cili artist plotëson kriteret, cili artist do të ngjitet në skenë.”

Vorpsi tha se, “ky akt i shëmtuar është pjesë e agresionit qeveritar që nuk kursen as Teatrin e Operas dhe Baletit dhe as Teatrin Kombëtar. Mesa duket Edi Rama ka vendosur t’i kapë edhe këto institucione dhe tani e tutje ai do të miratoje edhe pjesët që do të vihen në skenë në teatër dhe në balet, dhe aktorët që do të marrin përsipër rolet.”

Ajo në emër të PD-së, i ka bërë kërkuar qeverisë “të tërhiqet nga ky akt i paprecedentë që fyen jo vetëm artistët por dhe kontributin e tyre disavjeçar çka është sot pjesë e pasurisë kulturore të kombit.

Sipas zëdhënëses, me këtë vendim qeveria detyron “artistët më të njohur të skenës tonë të dalin në rrugë e të protestojnë”, duke shtuar se PD do t’i mbështesë “në rifitimin e dinjitetit që ata meritojnë.”
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi