Tiranë, 10 Shkurt / ATSH - "Dy kërcimtarë ndajnë bashkarisht çdo ditë të njëjtën hapesirë pune, jetojne së bashku si shokë në të njëjtin apartament, hanë te njëjtin ushqim që e gatuajnë së bashku, kanë ide dhe qasje të përaferta për jetën, shoqërinë, femrat etj. "Po ku dhe si ndahen ata?"
Është kjo historia që trajton edhe "KontraversalI" shfaqja premierë e zhanerit dancer teatër, cila me regji dhe drejtim artistik nga Gjergj Prevazi dhe në intepretimin e Elton Cefës dhe Labinot Rexhepit do të shfaqet në datat 13,14 dhe 15 shkurt 2015 ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Kjo shfaqje është cilësuar si një kërkim artistik që ka një qasje tjeter me atë te Frojdit, në të cilën përdoren përgjithesisht mjete shprehëse të dansit, por edhe ato të teatrit, fjalës e imazhit filmik.
Kjo shfaqje është ndërtuar mbi principet e dramaturgjisë së fragmentarizuar, me kalime situatash nga dramatike në komike, nga realiste në surealiste, nga illustrative në ndjesore, duke mos pasur si qëllim tregimin e një historie konkrete, por peërcjelljen e ideve dhe të një imazhi që provokon audiencën duke e ftuar drejt një reflektimi intelektual i cili jo detyrimisht ndodh gjatë kohëzgjatjes së performancës.
/k.m//a.ke/











