/ATSH-E,Xhajanka/- Banka e Shqiperise vëren se, në rritjen e treguesit ekonomik, dega e industrisë nxjerrëse vijoi të kontribuojë në masën më të madhe, me 1.9 pikë përqindje, duke ndikuar në përmirësimin e performancës së sektorit të industrisë, në veçanti.
Në tremujorin e IV-të, sipas BSH-së, vlera e shtuar nga dega e industrisë përpunuese shënoi gjithashtu një rritje vjetore 0.9%, e cila llogaritet të ketë kontribuar me 0.5 pikë përqindje në zgjerimin e industrisë.
Treguesit e vrojtimeve në sektorin e industrisë kanë ndërprerë tendencat rritëse në tremujorin e katërt të vitit, duke sugjeruar për ngadalësim të aktivitetit në këtë sektor. Banka e Shqiperise shprehet optimiste ne parashikim e saj për rritje pozitive te ekonomisë edhe per periudhen ne vazhdim.