Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli ku ndodhej për ‘Forumin e II-të të Zgjerimit’, ka njoftuar se është nderuar me çmimin ‘CER Lord Jakobovits’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se çmimi iu dha për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që sipas tij forcon profilin e Shqipërisë.
“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, ka shkruar Rama krahas fotografive në rrjetet sociale.
Lajm në përditësim...












Komente
Komento