Efektivët e burgut të Fierit gjatë një kontrolli blic kanë bllokuar 20 telefona. Celularët sipas njoftimit u tentuan të futeshin brenda ambienteve të burgut të fshehura nëpërmjet portave të mini futbollit.
Report Tv siguron pamjet e celularëve të sekuestruar dhe mënyrën se si ishin fshehur në shtyllat e portave të mini futbollit, ndërsa më pas do të përfundonin në duart e kriminelëve që vuajnë dënimin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Por pas kontrollit të imtësishëm, efektivët arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit, ishin fshehur telefona celularë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kontroll blic/ Bllokohen 20 celularë në burgun e Fierit, u futën nga portat e mini futbollit (FOTO)
Komento