TIRANË- Një kontroll blic në burgun e Fierit ka zbuluar drogë dhe disa pajisje që ishin shndërruar si mjetet komunikimi me botën jashtë. Kontrolli nisi pas informacioneve se në burgun e Fierit ishte futur një sasi droge dhe kjo u konfirmua. 9 doza lëndë narkotike, e pa specifikuar se cilit lloj, u gjeten në ambientet e burgut, e ndërsa 13 tjera në palestër. Të dënuarit ishin “kujdesur” që ta fshihnin mirë, duke e vendosur në neonin e tavanit të palestrës, por kjo nuk u ka shpëtuar uniformave blu.
Ndërkohë, nga sa Report Tv ka mësuar nga burime zyrtare, gjatë kontrollit është gjetur edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi të gjendura në godinën B.
"Drejtoria e Burgjeve kontroll në IEVP Fier, gjendet lëndë e dyshuar si narkotike. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22.50 një operacion në IEVP Fier pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike. Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër. Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB", njofton SHKKB.
Kujtojmë që në këtë burg pak javë më parë u transferua edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për të vuajtur dënimin 3.4 vite.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
21.3%
-
Duhen më pak
63.3%
-
Është në rregull
15.4%
Vota total: 1202
Lajme të tjera
-
Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, merr flakë makineria e larjes së grafive! Pacientët zhvendosen te spitali 'Memorial'
6 Korrik, 10:18
-
Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Patos, arrestohet 61-vjeçari, në kërkim djemtë e tij! Sekuestrohet 17.5 kg kanabis, 2 armë e municion luftarak! Në pranga edhe një 54-vjeçare (VIDEO)
6 Korrik, 09:07
-
Fier/ Godet nënën me thikë, 30-vjeçari arratiset, por bie në prangat e policisë! 50-vjeçarja në spital
5 Korrik, 09:47
-
COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë
4 Korrik, 21:00
-
Aksident me vdekje në Lushnjë, 67-vjeçari me motor del nga rruga (VIDEO)
4 Korrik, 15:21
-
Braçe sërish në protestë me fermerët e shalqirit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin, Ministria të ndërhyjë
4 Korrik, 13:08
-
Ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm në Fier, 1993 të gjobitur, 19 të tjerë vihen nën hetim gjatë një javë (VIDEO)
4 Korrik, 13:06
-
Shkoi në banesën e ish-bashkëshortes dhe e dhunoi, e pajisur dhe me urdhër mbrojtje, arrestohet 49-vjeçari në Fier
4 Korrik, 10:29
-
Turistë të huaj në Divjakë, parkut të Karavastasë i shtohet autobusi ekologjik
3 Korrik, 13:41
-
Shiti disa herë “Volkswagen-in” te persona të ndryshëm, përfitoi 4.5 milion lekë, arrestohet 25-vjeçari në Fier
2 Korrik, 13:34
-
Po digjte barërat, flakët përfshijnë tokën me prodhime bujqësore, nën hetim 39-vjeçari në Divjak
2 Korrik, 10:46
-
Operacioni 'Vjosa e pastër 3' në Fier, dëmtuan zonën e mbrojtur duke marrë inerte, 2 të arrestuar
2 Korrik, 10:33
O Loni nuk di gje ti kur edhe televizori eshte kthyer ne telefon droga eshte fare e thjeshte per te hyre.
PërgjigjuShpifje shpifje shpifje ska droge eshte trillim... Hahahahaha Saperralle e bukur eshte shqiperia...
Përgjigju