DURRËS- Kokainë, kartëmonedha të falsifikuara, ambiente të përshtatura për përdorimin e drogës, janë këto rezultatet e një operacioni të policisë së Durrësit të bërë mbrëmjen e djeshme në 7 lokale nate, kryesisht tallava por dhe në rrugë.
Konkretisht në lokalin e 37- vjeçarit në inicialet D.V. policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine të vendosur në një pjatë, për këtë arsye është proceduar penalisht në gjendje të lirë D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari I lokalit, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", kamerieri me inicialet .K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" si dhe L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat dhe 10 balerina të punësuara në klube të natës dhe 12 persona të tjerë për verifikim.
Ndërkaq nga ana tjetër në pranga ka rënë edhe 18 vjeçari Ermir Paci pasi mbante me vete të lekë falso. Ai akuzohet për veprën penale"Falsifikimi I monedhave".
Në qendër të këtij aksioni ka qenë edhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor si dhe drejtimi i mjetit jo në gjendje të dehur dhe vendosjen e rripit të sigurimit. Për këtë arsye është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia 38 vjeçari Erenato Nazeraj nga Fieri pasi po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.
[gallery]20818[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO