'Blutë' e Vlorës në aksion për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrolleve zbulojnë armë pa leje! 6 të arrestuar! Parandalohet ngjarja e rëndë

VLORË- Një aksion i Drejtorisë së Policisë së Vlorës ka çuar në pranga 6 persona në lagjen 'Partizani', të cilët mbanin armë zjarri pa leje.

Report Tv me gazetarin Armand Xhelili bën me dije se operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure, fokusi i të cilit ka qenë arrestimi i personave të shpallur në kërkim, por që gjatë kontrolleve janë zbuluar edhe armë që mbaheshin pa leje. Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, teksa Report Tv sjell pamje nga aksioni i policisë.

Arrestimi i personave të shpallur në kërkim ka qenë një nga porositë kryesore të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e për pasojë uniformat blu kanë nisur aksionin në Vlorë, për t'u shtrirë më pas edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë nga sa raporton gazetari, është parandaluar edhe një ngjarje e rëndë, një konflikt mes disa personash i cili mund të agravonte deri në përdorimin e armëve, megjithatë, priten detaje të tjera në vijim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja