TIRANE – “Për një drejtësi pa vonesa”. Ky projekt i ideuar nga OSBE dhe USAID, i cili po zbatohet në gjykatën e Krujës dhe që shumë shpejt mund të shtrihet edhe në gjykata të tjera, pritet t’i japë fund zvarritjes së proceseve gjyqësore në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço , ndërsa deklaroi si fakt të pamohueshëm “vuajten” e sistemit të drejtësisë nga zvarritja e proceseve, paralajmëroi se çdo tejzgjatje do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli.
Naço solli në vëmendje rekomandimet e Komisionit Europian ku theksohet se procedimet civile duhet të përfundojnë në jo më shumë se dy seanca. Në kushtet kur ka cështje që zgjasin mbi 3 vjet, ministri Naço tha se nuk do të pajtohet me këto tregues. Ai i bëri thirrje gjyqtarëve që në ndryshim nga praktikat e vërejtura deri tani, të marrin tjetër rol duke marrë masa kundër zvarritjes së proceseve gjyqësore.
Ministri Naço deklaroi se sistemi i drejtësisë lë për të dëshiruar dhe kërkohet një reformim, i cili duhet të fillojë nga orari i punës, pasi sipas Naços gjyqtarët nuk respektojnë oraret zyrtare.
Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë u anonçuan dhe rezultatet e projektit pilot realizuar në Gjykatën e Krujës, ku ka rezultuar se 47 % e proceseve gjyqësore në këtë gjykatë janë jo produktive. Projekti është ideuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JuST i USAID-it dhe ka për qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale dhe bërjen e tyre më produktive. Projekti filloi më 1 shkurt dhe qëllimi është që në fund të tij, në korrik 2014, numri i seancave për çështjet komplekse civile të ulet nga 14 në 4 dhe për çështjet penale nga mesatarja aktuale prej 8,8 në 3 të tilla.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

reduktohen tejzgjatjet e gjyqeve">