Kontrolle me dronë e radarë në rrugë, 5 të arrestuar për shkelje të Kodit, 1 tjetër prangoset për dhënie ryshfeti! Pezullohen 48 patenta

TIRANË-5 personave i janë vënë prangat dhe 2212 të tjerë nga policia e shtetit e cila ka konstatuar shkelje gjatë kontrolleve intensive në të gjithë vendin. Uniformat blu, me ndihmën e radarëve, dronëve, alkooltestuesve, makinave të paloguara, kamerave dhe aparateve fotografike, kanë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Gjithashtu janë evidentuar shkelje të tilla si drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parakalime të rrezikshme në rrugë, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim semafori dhe rripi sigurimi etj.

Një drejtues mjeti ka tentuar të korruktojë policin pasi kaloi me semafor me të kuqe duke i dhënë 2000 lekë por është prangosur në flagrancë .

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë gjobitur  me masë administrative 2212 drejtues mjetesh.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën