KRUJË - Forca të Komisariatit Krujë të mbështetura nga skuadrat Shqiponja kanë ngritur postblloqe në akset kombëtare të rrethit Krujë.

Qëllimi është parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave që qarkullojnë me armë apo mjete të tjera të kundraligjshme.

Edhe nga pamjet e sjella nga Report Tv, duken forcat Shqiponja në akse rrugore duke bërë kontrolle.