Kontrolle urbanëve në Tiranë,
kapet i dehur shoferi Kombinatit

Policia Rrugore ka kaluar në sitë edhe shoferët e urbanëve. Ditën e premte dhejtra shoferëve të këtyre urbanëve u është bërë testi alkolit. 

Pjesa më e madhe e shoferëve nuk kanë rezultuar të dehur, por drejtuesi i një autobuzi të kombinatit i është hequr patentat pasi ishte nën efektin e alkolit në masën 0.23 mg/l.

Në total 142 teste me Drager janë kryer nga policia, për shoferët e urbanëve.
Gjithashtu Policia rrugore ka gjobitur edhe urbanët që ecin me shpejtësi të ngadalësuar.
Është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera”, - thotë Policia Rrugore.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre