Kontrollet e policisë në Lezhë
6 në pranga gjatë 24 orëve

LEZHE – Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia e qarkut të Lezhës, për vepra të ndryshme penale, kryesisht për armëmbajtje pa leje.

Ka qenë ky rezultat i kontrolleve të policisë në akset kryesore që përshkojnë këtë qark, ndërsa zëdhënësja e policisë Lezhë, Elona Ndreca, tha se aksionet e komisariateve të policisë në Lezhë, Kurbin e Mirditë do të vazhdojnë me intensitet gjatë sezonit turistik.

Sipas saj, forcat blu kanë parandaluar akte të ndryshme kriminale, duke rritur kështu rendin dhe sigurinë në qarkun e Lezhës.
(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë