Kontrollet në Lazarat, policia
zbulon 12 kg tritol në një tunel
     

Kontrollet në Lazarat, policia<br />zbulon 12 kg tritol në një tunel<br /> 

 

 
LAZARAT - Dymbëdhjetë kilogramë lëndë shpërthyese e llojit tritol është zbuluar dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Kjo sasi tritoli u gjet në një tunel të fshatit gjatë kontrolleve të policisë për arrestimin e katër personave që dy ditë më parë qëlluan me armë postbllokun e policisë.

Sasia e lëndës plasëse është gjetur në një tunel në fshatin Lazarat në vendin e quajtur “Përroi i Haliqit". Ndërkohë mbrëmë persona ende te paidentifikuar hodhën në erë njët shtyllë elektrike pikërisht me lëndë plasëse tritol.

Mbrëmjen e së martës katër persona të paidentifikuar që udhëtonin me një makinë tip Mitsubishi hapën zjarr ndaj postbllokut të policisë në Lazarat. Duke marrë shkas nga ky incident në këtë fshat zbarkuan dhjetëra efektivë të policisë së Gjirokastrës dhe forcave RENEA dhe kryen kontrolle të imtësishme në këtë zonë. 

Në Gjirokastër pas ketij incidenti ishte edhe drejtori përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i cili shtoi se kontrollet intensive në këtë fshat do të vijojnë.

Kontrollet në banesat dhe ambientet përreth fshatit Lazarat për kapjen e të kërkuarve po kryhen nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, RENEA e FNSH.

tritol
Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj