Kontrollet në pikat e karburanteve
Ahmetaj:Tolerancë 0 për abuzuesit

Kontrollet në pikat e karburanteve<br />Ahmetaj:Tolerancë 0 për abuzuesit
Në kuadër të aksionit të qeverisë për zero tolerancë ndaj abuzuesve në sektorin hidrokarbureve, ministria e zhvillimit ekonomik procedon penalisht 40 subjekte. Ministri Ahmetaj tha se pas kontrolleve të ushtruara gjatë 10 ditëve të fundit në 122 subjekte 40 të tilla kanë rezultuar me shkelje. 
 
Ministri i i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj ka siguruar qytetarët se do të përfitojnë karburant në sasinë dhe cilësinë e duhur. Duke bërë bilancin e punës së aksionit për rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve , zoti ahmetaj tha se për 10 ditë janë kontrolluar 122 subjekte nga të cilat 40 janë proceduar penalisht pasi kanë rezultuar me shkelje.

Ahmetaj siguroi për vendosmërinë qeverisë për tolerancë zero ndaj abuzuesve në këtë sektor.

Para dy javësh qeveria njoftoi nisjen e aksionit për Rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve, pë rtë cilën u anahzua ministria e zhvillimit ekonomik e cila nisi menjëher kontrollet në këtë sektor.

Fjala e plotë e Arben Ahmetajt
Përshëndetje të gjithëve, 
Dy javë më parë qeveria Shqiptare njoftoi publikisht nisjen e një aksioni për Rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve, për t’i dhënë fund abuzimeve në kurriz të qytetarëve dhe në kurriz të buxhetit të shtetit.
Për vite me radhë karburantet kanë qenë një problem konstant për qytetarët shqiptarë, qoftë ata që ecin në këmbë, qoftë ata që përdorin automjete, si për cilësinë, ashtu edhe për dëmin ekonomik apo për ambientin. 
Aksioni aktual është një aksion që synon të kthejë të gjithë këtë treg, nga importi e deri tek shitja me pakicë, në përputhje me ligjin. Kjo do të thotë që hidrokarburet do të monitorohen nga pika e importit apo nga dalja e tyre nga nëntoka shqiptare, e deri tek konsumatori final, te qytetari i thjeshtë.
Qeveria e thekson: “Abuzimi me hidrokarburet merr fund këtu!”
Për këtë arsye është përgatitur një Udhëzimi i Përbashkët nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Energjisë dhe Industrisë; Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme. 
Në vijim të këtij urdhri, një grupi i përbashkët ekspertësh dhe inspektorësh nga: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë; Inspektorati Qendror Teknik; Policia e Shtetit dhe Koncesionari për Markimin e Karburanteve, ka zhvilluar në 10 ditët e fundit një inspektim në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës, Laçit, Mamurrasit, Lezhës, Elbasanit, Kamzës, Rrëshenit, Lushnjës, Beratit, Kuçovës, për verifikimin dhe kontrollin e pikave të shitjes së karburantit me pakicë. Më javën që vjen do të fokusohemi te Sh.A-të apo tek shitësit e shumicës. 
Rezultatet e këtij aksion, janë si vijon:
Për 10 dite, për periudhën nga 4-14 Maj, janë kontrolluar gjithsej 122 subjekte.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë janë vendosur gjoba nga 750 mijë lekë për 4 subjekte lidhur me problematikat e sasisë, instrumentet matës, mungesa e vulave, apo ato që në i referohemi si pompa jo automatike, pompa manuale të cilat janë bllokuar.
Nga Inspektorati Qendror Teknik janë marrë deri më sot 150 monstra benzinë dhe gasoil, nga të cilat ato që janë kapur në shkelje të standardit në lidhje me squfurin dhe flakërimin por, edhe janë konstatuar rast i falsifikimit apo i manipulimit të produktit, janë mbajtur 10 akt- konstatime për shkelje në shmangie nga standardi dhe janë bllokuar 3 subjekte me depozitat.
Përsa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka konstatuar gjatë kontrolleve shkelje administrative dhe ka marrë këto masa: ka bllokuar pikat e karburantit në 19 raste; ka vendosur penalitete në 9 raste dhe ka sekuestruar 1 pikë. Për rastet penale po bashkëpunohet në vazhdimësi punon me Krimin Ekonomik.
Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar, nga 122 kontrolle të ushtruara kanë konstatuar 40 raste me shkelje të cilat janë denoncuar për ndjekje penale dhe kanë filluar hetim penal. Pra, 40 subjektet janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash; nga këto 5 janë denoncuar edhe për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, ndërsa 2 edhe për mashtrim me cilësinë; 6 pronarë, dhe/ose administrator janë arrestuar në flagrancë; 2 janë shpallur në kërkim; 26 janë në ndjekje të lirë; 6 pika tregtimi zot rezultojnë të bllokuara nga krimi ekonomik.
Aksioni është i drejtuar drejtpërsëdrejti në të mirë të qytetarëve për t’i mbrojtur nga cilësia e keqe, nga abuzimet me sasinë, nga dëmi ekonomik dhe nga dëmi mbi ambientit. Sigurisht që aksioni drejtpërsëdrejti do të ketë reflektim në buxhetin e shtetit. Ndaj me ju një statistikë akoma operative. Që nga fillimi i aksionit, në ditët e para të tij, numri i kuponëve tatimorë nga pikat e shitjes me pakicë të karburantit është rritur me mbi për 10 qind, pra me 100 mijë kuponë plus.
Përfitoj edhe një herë nga rasti që të ftoj të gjithë sipërmarrësit që operojnë në tregun e hidrokarbureve që ta mbështesin nismën e qeverisë. Aksioni vazhdon. Ne jemi të vendosur për zëro tolerancës ndaj shkeljes dhe abuzimit në sektor.
Ne jemi të vendosur për zero tolerancë ndaj shkeljes dhe abuzimit në sektor. Qytetari shqiptar do të marrë karburant në cilësinë dhe sasinë për të cilën paguan. Buxheti i shtetit me siguri në të ardhmen do të përfitojë të ardhura që duhet të përfitojë nga sektori. Ky është një modeli i ri në tregun e hidrokarbureve që do të kthehet në një model të ri jetese në vend. 
Investimet publike që i hapin rrugë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, do të realizohen. Konkurrenca e ndershme, mbrojtja e konsumatorit dhe rregullat e barabarta janë në themel të këtij aksioni dhe do të vazhdojnë të jenë moto e parë e këtij aksioni, i cili do të vazhdojë.
Faleminderit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!