Kontrollet e policisë për kultivim kanabisi po bëhen edhe nga ajri. Në zonat e Këlcyrësm Përmetit dhe Krujës helikopteri i policisë ka monitoruar zonat malore.
Sipas disa burimeve bëhet e ditur se këtë vit ka një rritje të ndjeshme të kulitvimit të kanabisit në qarkun e Durrësit.
Nga 80 parcela të evidentuara dhe eliminuara vitin e kaluar në këtë qark, këtë vit janë evidentuar e filmuar nga guardia di finanza dhe policia shqiptare rreth 200 të tilla.
Nga ana e policisë së shtetit po bëhet asgjësimi ne terren i parcelave të kanabisit. Zonat më problematike në qark janë zona e Ishmit dhe malësia e Krujës.
Në muajin qershor autoritetet bën bilancin e tre muajve, ku u sekuestruan vetëm 300 rrënjë kanabis, shumica në zonën e Tepelenës.
Në të gjitha aksionet e ndërmarra këto muaj nga Policia Vendore janë vënë në pranga 10 persona. Aksionet policore ndërkaq vijojnë ende në bazë të në plani masash apo dhe raportimeve nga terreni.