Pas kontrolleve të ushtruar në Selenicë pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, policia ka bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari i cili qarkullonte me kallashnikov. Në pranga ka rënë S. R., banues në fshatin Vajzë të Selenicës. Ai u arrestua afër Malit të Beunit, të fshatit Matogjin.

Ndërkohë nga hetimet e kryera rezulton se ai ka qenë i dënuar më parë me vjedhje me armë në shtetin grek.

Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".