Nga kontrolli i bërë në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", rezultojnë se 16 foshnje kanë vdekur brenda një muaji dhe janë të padeklaruara. Ministria e Shëndetësisë nisi dje hetimin për çeshtjet e raportuara nga Shqiptarja.com.
Këto raste janë verifikuar nga shefi i Neonatologjisë së maternitetit "Koço Gliozheni", Edi Tusha. Sipas hetimeve të kryera, këto foshnje kanë vdekur brenda një muaji. Këto rezultate nuk janë deklaruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe vetëm sot në mëngjes do të shqyrtohen nga kjo ministri.
Personi, i cili i ka verifikuar këto vdekje, Edi Tusha, i cili është kontaktuar nga gazetarët e Shqiptarja.com, nuk ka qenë i gatshëm për të dhënë një shpjegim, ndërkohë që përfundimet e hetimit deklaroi se do i dorëzonte sot në mëngjes në ministri.
Në rast se foshnjat kanë vdekur për shkak të kompliacioneve pas lindjeve u takon drejtuesve të spitalit të sqarojnë shkaqet që sollën humbjen e bebeve. Dhe në rastin më të mirë nëse problemet kanë qenë gjatë shtatzanisë sërish u takon autoriteteve të bëjnë më shumë sensibilzim për rritjen e kontrollit të grave shtatzëna në mënyrë që të evitohen tragjedi të tilla.
BERISHA NE PRILL DEKLAROI: VDEKSHMERIA FOSHNJORE TEPER E ULET Vdekja e 16 foshnjave brenda nje muaji sfidon deklaratat e përsëritura vitet e fundit nga autoritet në vend, përfshi edhe kryeministrin Berisha se vdekja foshnjore në është njëshifrore.
"Mund të pretendohet se çdo gjë në këtë arritje është atribut bluzave të bardha, por pa rolin e tyre kryesor kjo arritje është e pamundshme. Pa përkushtimin, pa eficiencën dhe ndërhyrjen e shpejtë dhe punën edukative me nënat vdekshmëria foshnjore njëshifrore nuk mund të arrihej." - deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë së 4 prillit 2012.
(sg/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59