Kontrolli i rajoneve separatiste,
luftë e brendshme Kremlin-FSB

Kontrolli i rajoneve separatiste,<br />luftë e brendshme Kremlin-FSB<br>
Edhe pse dëbora që ka mbuluar rajonin e Donbasit duket se ka “ngrirë” edhe luftën në lindje të Ukrainës, një ngjarje e ndodhur së fundmi ka bërë që situata të nxehet dhe të shkaktojë shumë ndryshime në atë zonë.

Javën e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur të Luhanskut, Igor Plotnitsky shkarkoi nga detyra ministrin e tij të Brendshëm, Igor Kornet, i dyshuar për korrupsion.

Sidoqoftë, Kornet refuzoi të tërhiqej dhe ditën që pasoi persona të armatosur u shfaqën në rrugët dhe godinat qeveritare të Luhanskut dhe ndihmuan njerëzit e ministrit të arrestonte besnikët e Plotniskyt.

Ky i fundit u shfaq menjëherë më pas në Moskë, ku sipas të gjitha gjasave është përpjekur të negociojë mbajtjen e postit të tij. Megjithatë, ai u dorëhoq nga posti i kreut të Republikës së Donbasit për arsye shëndetësore.

E gjitha kjo situatë duket pak e çuditshme, duke pasur parasysh kontrollin e rreptë të Moskës mbi lidershipin separatist të rajoneve në kufi me Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me këtë çështje, duke thënë se “u takon republikave që ta zgjidhin”. 

Por disa analistë, të cilëve u referohet “Business Insider”, mendojnë se fërkimet janë tregues i një rivaliteti të brendshëm mes liderëve të republikave separatiste, me Kremlinin që mbështet Plotnitskyn dhe Byronë Federale të Hetimit, FSB, që mbështet Kornet.

Madje, analistët sugjerojnë se grupet separatiste mund të jenë në përpjekje e sipër për të krijuar “Novorossiya”, ose Rusia e Re, që do të përbëhet nga bashkimi i rajoneve të kontrolluara prej tyre. Një ide kjo që u hodh poshtë nga Kremlini dhe vetë lidershipi rebel në vitin 2015. 

Nuk është hera e parë që Luhansku bëhet skenë e betejave për pushtet. Një e tillë është verifikuar edhe më parë në vitet e fundit, por liderët e milicive të pavarura që kishin në plan të realizonin këtë projekt u vranë ose u detyruan të largoheshin. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg