
Pas humbjes me Egnatian, Dinamo pret sot në orën 16:30 në "Air Albania" skuadrën e Vorës. Trajneri Ilir Daja do ketë tre mungesa të sigurta te Dinamo.
Përveç mbrojtësit Naser Aliji, i cili ka nisur fazën e rikuperimit pas operacionit, 'Blutë' kanë dy mungesa të sigurta në mesfushë.
Klevi Qefalija ka plotësuar numrin 4 të kartonave të verdhë dhe duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, pasi është i skualifikuar. Mesfushori ka shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe është një mungesë e rëndësishme.
Tjetër mungesë në mesfushë është ajo e Bakary Gudiaby, i cili ka një shqetësim muskulor dhe nuk është në dispozicion të stafit.
Lajmi kryesor:
Sot tre ndeshje të Superligës, Partizani luan në Rrogozhinë! Kërnaja: Kundër Egnatias për tri pikë, futbolli luhet në fushë









