Policia e Lushnjes ka finalizuar operacionin e koduar "Kristali" në kuadër të të cilit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i këtij shtetadi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Renault", u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komento