Kontrolli/ Tatimet: 40% e subjekteve të turizmit u gjetën me shkelje

Kontrolli/ Tatimet: 40% e subjekteve të turizmit u gjetën me shkelje

Foto ilustruese

Janë 6.000 subjektet, të cilat u kontrolluan këtë sezon nga Tatimet në kuadër të aksionit të tyre në sektorin e shërbimit turistik. 40 për qind e tyre kanë rezultuar me probleme, deklaroi dje drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Sipas saj, më shpesh janë hasur shkelje të tilla si mosregjistrimi i tatimpaguesve pranë organeve tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, mospagesa e kontributeve, ekzistenca e tatimpaguesve që nuk lëshojnë kupon tatimor, nuk faturojnë produktet që ata tregtojnë, ekzistenca e printerave jofiskalë apo mosregjistrimi pranë hoteleve i personave që janë duke pushuar. Në total, vlera e shkeljeve i kalon 90 milionë lekë evazion ndaj detyrimeve të privatit për shtetin.

“Po kështu, janë hasur edhe 240 tatimpagues të paregjistruar pranë organeve tatimore qendrore dhe vendore, të cilët janë bllokuar menjëherë dhe janë orientuar drejt Qendrës Kombëtare të Biznesit për t’u regjistruar”, u shpreh më tej Vjero.

Sipas Tatimeve, janë konstatuar 366 tatimpagues, me punonjës të padeklaruar, të cilët janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë, gjatë sezonit veror janë punësuar 15.000 punonjës të rinj, nga të cilët 5.458 në Durrës; 3.377 në Vlorë; 2.208 në Sarandë dhe 1.777 në Shkodër.

510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH-së. Kjo rritje llogaritet të jetë rreth 463% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Administrata tatimore njofton se do të vijojë me kontrollet e subjekteve, që zhvillojnë akvititet në zonat turistike. Ajo u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve për të zbatuar legjislacionit tatimor dhe për vetëpërmbushje. Ndërkohë, çdo të punësuari, Tatimet i kërkojnë që të denoncojë mospagesat e kontributeve për punën e tij.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen