Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani thotë se Shqipëria duhet t'i marrë seriozisht kërcënimet e paraqitura nga MKO.
“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste” thuhet në deklaratën e tij.
Reagimi vjen pas operacionit të kontrollit që policia shqiptare ndërmori një ditë më parë në kampine Manzës ku dhe u gjetën 17 godina me servera kompjuterash dhe muxhahedinët u përplasën me policinë.
Më tej ai thotë se shpreson se qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e tyre.
Lajmi kryesor:
Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte
