Report Tv ka kontaktuar me grupin hetimorë të cilët sqaruan se pas marrjes zyrtarisht të vendimit të parlamentit ata do të vendosin nëse është apo jo i nevojshëm kontrolli i banesës.
Nëse prokurorët do të kërkojnë të kontrollojnë banesën e ish ministrit tashmë në hetim për trafik droge dhe korrupsion, kjo kërkesë e tyre do të vlerësohet nga gjykata e krimeve të rënda.
Ndërkohë ish- ministri Tahiri ka hyrë në banesën e tij 60 minuta më parë, nga ku ka dal për një kafe dhe është rikthyer sërish.
Në momentin që është kthyer në banesë, ish- ministri u është drejtuar gazetarëve duke u shprehur: “Nuk kam asgjë për të thënë, është e kotë që rrini këtu”.
VIDEO/ Ish-ministri Saimir Tahiri, duke u futur tek pallati ku banon


Ish-ministri Saimir Tahiri, duke u futur tek pallati ku banon
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com

VIDEO











