'Kontrollo nishanet, parandalo melanomën', Spitali Hygeia fushatë ndërgjegjësimi kundër kancerit të lëkurës

Nismave ndërkombëtare në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës i është bashkuar edhe spitali Hygeia me fushatën “Kontrollo nishanet, parandalo melanomën”. Në kuadër të kësaj nisme Spitali Hygeia ofroi vizita falas për të gjithë punonjësit e drejtorisë numër 2 të shërbimeve në Bashkinë e Tiranës.

Spitali Hygeia i është bashkuar nismave ndërkombëtare në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës.  Nën sloganin “Kontrollo nishanet, parandalo melanomën” , Hygeia ka ofruar një numër të madh vizitash falas me aparaturën më bashkëkohore sot për sot në treg, Dermatoskopin FotoFinder. 

Pjesë e tyre ka qenë edhe Drejtoria numër 2 e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës punonjësit e së cilës janë më të predispozuar ndaj problemeve të lëkurës, duke qenë se janë të ekspozuar ndaj diellit për shkak të punës së tyre në terren. Pavarësisht kësaj ata thonë se nuk janë vizituar asnjëherë tek një dermatolog.

Faleminderit që i bëni kot kontrolle. Unë deri tani nuk kam bërë ndonjë kontroll për nishanet. Edhe një që e kam këtu, më thanë që s’ka shqetësim.

Abaz Jazaj, punëtor i mirëmbajtjes

S’jam vizituar ndonjëherë, këtë e kam pas që kur kam lindur, s’kam pas shqetësime, s’jam vizituar ndonjëherë.

Aziz Berisha, punëtor i mirëmbajtjes

Melanoma konsiderohet si kanceri më agresiv i lëkurës, por nëse diagnostikohet herët mund të kurohet.

Melanoma është kanceri më agresiv i lëkurës. Ai e ka origjinën nga qelizat që prodhojnë pigmentin në lëkurën tonë, që janë melanocitet. Ndër shkaktarët kryesorë të melanomës predispozita gjenetike, ekspozimi në rreze diellore, historia personale apo familjare e një kanceri të tillë.

Sidita Boriçi, dermatologe Hygeia

Spitali Hygeia ka punuar për sensibilizimin gjithnjë e më të madh të popullatës. Më të rriskuar janë personat më të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. 

Elna Çano, dermatologe Hygeia

Drejtoresha e drejtorisë së mirëmbajtjes shpreh falenderimin e saj kundrejt spitalit Hygeia për nismën e ndërmarrë prej tyre.

Fillimisht dua të falënderoj të gjithë punonjësit, që na e bënë të mundur këtë diagnostikim. Ne kemi punonjës që janë shumë të ekspozuar ndaj diellit. Punonjësit tanë nuk janë shumë mirë nga niveli ekonomik, ndaj nuk kanë mundësi për të bërë një ekzaminim të tillë.

Luljeta Cuku, Dr. Drejtoria e Mirëmbajtjes

Për të gjithë punonjësit të cilët nuk ishin në momentet e ekzaminimit në drejtori, Spitali Hygeia ofroi disa kupona që lejojnë kryerjen e vizitave falas në ambientet e vetë spitalit, në kuadër të muajit maj, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës