Shtohen acarimet e lëkurës stinore, fluks vizitash! Dermatologia: Më shumë raste me melanomë! Farmacistët të jenë korrektë, kujdes përshkrimet në receta

TIRANË- Kjo periudhë e vitit cilësohet nga mjekët dermatologë si e më e ngarkuara përsa i përket fluksit të vizitave dermatologjike. Që nga faktorët ambiental, ekspozimi i gjatë në diell dhe deri te neglizhenca e qytetarëve ndaj dermatiteve dhe formave të tjera të irrituese në lëkurës kanë qenë faktorë ndikues në patologji të ndryshme.

 “Ajo çka mund të shikohet si një gjë e zakontë  rëmdomtë për ne dermatologët mund të interpretohet në një pafundësi diagnozash. Ajo çka shikohet si një puçër apo pullë, ngjyrim të lëkurës, në individë të ndryshëm, mund të jetë një patologji e ndryshme, psh ai lezioni që ne shohim kërkon shumë vëmendje për të dal në një ekzaminim, vlerësim që mund të filloj  vëzhgim ekzaminik klinik me sy të lirë, pastaj prekja e lezionit apo palpimi i tij , për të parë fortësinë, sa i butë është”, tha dermatologia Erjona Shehu.

Shehu denoncon për Report Tv  se ka patur mjaft raste që mjeku farmacist ka abuzuar dhe është ndryshuar përshkrimi që ka dhënë mjeku specialist duke  dhënë ilaçe  të tjera.

“Diferencën e bën fakti që edhe mjekët farmacistë jo të gjithë janë të mjaftueshëm të formuar në fushën dermatologjike apo jo të gjithë mund ta vendosin limitin se ku mund të shkojnë në dhënien e produkteteve. Ka plot mjekë farmacistë të cilët rekomandojnë menjëherë konsultën me dermatolog dhe nuk i japin vetë produktet. Ka të  tjerë e bëjnë dhënien e produktit tjetër për tjetër dhe pastaj pasojat shëndetësore në radhë të parë, por dhe financiare i paguan pacienti në fund të ditës”, tha ajo.

Shehu sheh shqetësim dhe për përhapjen e melanomës dhe kancerit të lëkurës.

 “Ka rritje të numrit të kancerave të lëkurës, ka rritje të rasteve me melanomw që është kanceri më agresiv dhe i rrezikshëm i lëkurës që vijë jo vetëm si pasojë e faktorëve ambjental , ekspozimit në diell etj etj,por dhe si pasojë e neglizhencës.”, shtoi dermatologia.

Muaji Maj është muaji  i ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe parandalimin të kancereve të lëkurës.

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/05/2022 23:12

    Jo,fytyren e ka perfekte,por jam dakord qe floket duhet t'i leshoje sepse aq te terhequra e te shternguara qe i mban,jo vetem qe do te shkaktoje hollimin e tyre dhe dobesimin e rrenjeve,por indirekt do t'i shkaktohet terheqje e vijes se flokeve(sic ndodh te meshkujt) si pasoje e kesaj menyre mbajtje flokesh.Si dermatologe qe eshte, duhet t'a dije kete fakt.

    Përgjigju
  • Jona: 22/05/2022 20:13

    Sa te madhe e ka fytyren kjo, me mire ti leshoj floket sesa kshu qe te rregulloj pak kete disporpocion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë